Presidenti Donald Trump, i cili doli pozitiv me koronavirus të premten në mëngjes, po largohet nga Shtëpia e Bardhë për në Qendrën Mjekësore Us htn arake Walter Reed.
Mësohet se Trump do të qëndrojë në këtë qendër për disa ditë, ku Shtëpia e Bardhë njofton se do ti nënshtrohet disa testeve.
Mjeku i tij njoftoi të premten, se Trump është ‘i lodhur’ por në humor të mirë, ashtu si edhe Zonja e Parë, Melania Trump.
“Presidenti Trump mbetet në gjendje të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka punuar gjatë gjithë ditës,”- tha sekretari i shtypit Kayleigh McEnany në një deklaratë.
Trump dhe Melania njoftuan se ishin testuar dhe kishin rezultuar pozitiv me koronavirus në orët e para të mëngjesit të së premtes, disa orë pasi ai u kthye nga një fushatë për mbledhjen e fondeve në klubin e tij të golfit në New Jersey, ku ai besohet të ketë rënë në kontakt me të paktën 100 persona.
Melania vuan nga një ‘kollë e lehtë dhe dhimbje koke’. Trump nuk ka postuar në Twitter që nga ora 1 e mëngjesit të së premtes kur zbuloi diagnozën dhe u pa për herë të fundit personalisht të enjten në mbrëmje, duke u kthyer nga mbledhja e fondeve.