Gjatë asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama e ka ‘hapur thesin me aeroporte’, duke premtuar se Shqipëria do bëhej me katër të tillë, ku pas atij të Kukësit dhe të Vlorës, do bëhej dhe i katërti në Sarandë.
Por menjëherë në rrjetet sociale ka plasur gallata me këto premtime ‘pa fre’ dhe jashtë normales nga ana e kryeministrit Rama, ku më pikantet vijnë nga mbreti i memeve, aktivisti Genc Sejko.