Sa herë që bëhen dasma, ne shqiptarët shkundemi mirë nga lekët. Së pari iu hedhim aq lekë sa na kanë hedhur, së dyti hedhim prapë lekë kur shkojmë në drekën apo darkën që bëhet ne restorant. E nisim fillimisht me një 10-tshe, pastaj ndizet atmosfera dhe është t urp se ata të tjerët hedhin 20-tshe, e kështu me rradhë!Me pak fjalë, sa herë që kemi dasma, që bëhen kryesisht në stinën e verës, shkundemi mirë nga xhepat.
Një na ata që mezi i prestin dasmat janë dhe këngëtarët, pasi aty e mbushin mirë “portofolin” e tyre.Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maja ka treguar se në çdo dasëm që shkon, vendos paraprakisht një çmim për pagesën që kërkon. Ajo zbuloi se çfarë i ka ndodhur në një dasëm, kur vendosën që paratë që do ia hidhnin asaj, ishin për të ndërsa paratë e çiftit nuk do i prekte orkestra.Në fakt, i ndodhi që të gjitha paratë vinin i merrnin fëmijët për t’ia çuar çiftin dhe vendosi të mos bëjë asnjëherë marrëveshje të këtij lloji.“
Në një dasëm thonë ato që do të hedhin ty, do i marrësh ti. Ato tjerët i merr çifti. Sa hidheshin lekët, vinin kalamajt i merrnin lekët.Më thirrën në tavolinë dhe po këndoja, hodhi paratë djali i tezes së dhëndrit dhe sërish erdhën kalamajt për të marrë lekët prap. Tha ai merri se janë të tuat. Që atëherë nuk bëj marrëveshje të tilla se nuk do zihemi”, tha Maja.