Lajme

U kërkojnë para sa herë vinë në Shqipëri/ Aktori shqiptar që jeton në Amerikë tregon se nuk i rrisin paratë në pemë

Pas disa vitesh pauzë Elvis Pupa aktori i njohur i humorit i është kthyer profesionit të tij. Pas largimit në Amerikë karriera e tij artistike pati një ndërprerje por prej ditësh ka vendosur të kthehet me video gazmore në rrjete sociale.

Një nga videot më të fundit është me titull “Si mendon fisi e shoqëria në Shqipëri se i bëjnë lekët emigrantët?” Në video Elvis Pupa ka varur lekët në pemë dhe ujit pemën që të rritet. SHIKO VIDEON

Pak kohw më parë, aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale hyrjet në “Big Brother Vip Albania”.

Ai ka propozuar që hyrjet e radhës të jenë Ujku i Cërrikut, Rrëqebulli i Krujës, Çakalli i Lushnjes, Nepërka e Tepelenës dhe Zhapikun i Drimadhes.

“Këto duhet të jenë VIP-a apo futen që të bohen VIP-a? Herën tjetër propozoj Ujkun e Cërrikut, Rrëqebullin e Krujës, Çakallin e Lushnjes,

Nepërkën e Tepelenës dhe Zhapikun e Drimadhes. Unë ja jap votën time Dajës Kombinatit. Mirēpresim sugjerime”, shkruan Pupa në rrjete sociale.

MË TË LEXUARAT

To Top