Lajme

U kthye nga Turqia/ Rama bën të ditur se do miratohet paketa e çmimeve, ja sa do shkojnë

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Tiranë pak orë para protestës që do të mbahet sot, në orën 11.30. Kabineti është parë të shkojë në Kryeministri mëngjesin e sotëm, ndërsa vetë Rama përmes një fotoje tregon se është kthyer nga Turqia.

Kryeministri lajmëron se një “paketë” për rritjen e çmimeve si pasojë e krizës, është drejt hartimit përfundimtar. “Kryeministria.

Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, shkruan Edi Rama dhe ndan foton nga Kryeministria me kabinetin e ministrave.

Ndërkohë që protestat janë përshkallëzuar në të gjithë vendin, dje reagoi kryeministri Edi Rama nga Antalia, ku mori pjesë në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet”.

përmes një postimi në twitter, Rama shkruan se këto protesta janë përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës, dhe pas tyre qëndrojnë të shpallurit non-grata. Sipas tij qytetarët në protestë nuk janë populli, por një pakicë që kërkon rrëmuja.

Postimi i Ramës:

Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares,

per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!

MË TË LEXUARAT

To Top