Leximi

U kthye te kulla e babait, e reja shqiptare: U them të rinjve mos ikni nga Shqipëria

Kjo vajzë që shihni në foto quhet Marjana Koçeku, blogere, studente e shkëlqyer, e dalluar gjithashtu si aktiviste dhe mbi të gjitha një vajzë moderne por njëkohësisht malësore.

Ajo e quan veten “neomalësore”. Ky është titulli i bukur dhe mjaft melodik që ajo ka zgjedhur për të përshkruar veten. Sigurisht, edhe për të sjellë dashurinë për rrënjët e saj në botën moderne.

Për të dhënë intervistën për televizionin A2 në Tiranë, asaj iu desh të ngjitet në mal atje në Malësi, për të kapur valë. Zakonet dhe traditat e vendlindjes së saj, Dukagjinit, e kanë mahnitur gjithmonë Marjanën, që vendosi të nisë një blog për t’ia treguar botës.

Marjana, e rritur dhe edukuar që në vegjëli me turizmin, pas studimeve të larta, mori një vendim të rendësishëm. Ajo zgjodhi të rikthehej në shtëpi për të ndërtuar një agroturizëm.

Të restaurosh një kullë, të presësh njerëz, të gatuash, të ofrosh udhëtime dhe guida është diçka që kushton. Nëse me pak financim kjo edhe mund të arrihet vetëm, ka mjaft pengesa që kërkojnë dorën e shtetit. Sepse pa rrugë, turistët nuk kanë si të vijnë.

“Neomalësorja”, edhe pse ka vetëm pak muaj që e ka nisur këtë sipërmarrje, sot numëron vizitorë nga të gjitha vendet e botës, ndër ta shumë anglezë, gjermanë dhe nordikë.

Kështu, Marjana u bën thirrje moshatarëve, që para se të ikin larg, të mendojnë edhe se ç’mund të bëjnë në shtëpitë e tyre. Ajo e ka marrë vendimin e saj dhe nuk pendohet.

MË TË LEXUARAT

To Top