Olta Boka është shkëputur prej një kohe të gjatë nga skena, por cila është arsyeja? Përgjigjen e ka dhënë vetë këngëtarja në një intervistë për “Aldo’s Morning Show”.
Ajo ka treguar se është fokusuar te e bija dhe se kjo shkëputje ka qenë shumë e ëmbël për të.
“Ka qenë zhd ukja ime më e bukur dhe që e kam shijuar. Jam bërë pak egoiste dhe e shoh që më ka ndryshuar në kompleksitet çikë titulli i të qenurit mama. Ndoshta sepse isha lodhur me Oltën që ishte më përpara dhe tani qëllimet që i kisha më përpara tani kanë marrë një lloj jete tjetër, kanë ndryshuar edhe prioritetet, nga ana tjetër edhe vetë karakterialisht, mendoj që kam marrë disa aksesorë gjatë rrugës që mendoj që nuk më kanë bërë më introverte, në kuptimin më të mbyllur, por më kanë bërë më të fokusuar te gjërat që pretendoj dhe mendoj që janë më të rëndësishme për momentin dhe ndaj them që ka qenë zh dukja ime më e këndshme, që e kam shijuar”, është shprehur Olta.