Familja Vasili, me origjinë shqiptare, është në a nkth prej dy javësh për zh dukjen pa gju rmë të vajzës së tyre 19-vjeçare Artemis Vasili, në Koropi.
Siç tregojnë familjarët, e reja doli nga shtëpia për të dhënë një intervistë pune në një dyqan lodrash por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Fr ika e familjes për fatin e fëmijës së tyre shtohet pasi ndodhet larg shtëpisë dhe nuk kanë asnjë lajm prej saj.
Por, një telefonatë an onime në celularin e vëllait të saj nga një burrë i panjohur ngriti një tjetër pistë he timi për vendndodhjen e saj.
Mesditën e 1 nëntorit, Aris Vasilis mori telefonatën ku i thonin se Artemis Vasili po mbahej pe ng nga disa të huaj në një apartament në Monastiraki.
Ai shpjegoi se pa vajzën që po e prisnin disa persona, dy gra dhe një burrë. Ndërsa shoferi i autobusit që Artemis dyshohet se hipi shërben zonat e Koropi, Peania dhe Glyka Nera dhe tha:
“Çdo ditë bëj një rrugë të ndryshme. Unë gjithashtu u pyeta për punën time por nuk di asgjë. E premte, 16 tetor isha në këtë linjë deri në orën 10:30 të mbrëmjes. Kam filluar në dy e gjysmë. Me barrierat që na janë vënë për shkak të koronavirusit, nuk është e lehtë të vëzhgosh pasagjerët, të cilët nuk hyjnë më nga dera e përparme”.