Një modele 23-vjeçare, e cila është në lidhje me një burrë 40 vjet më të madh se ajo, ka reaguar ndaj kritikëve që pretendojnë se ajo është me të vetëm për paratë e tij.
Willow Sias, 23 vjeç, nga Karolina e Veriut, u takua me lojtarin profesionist të kazinove David Simonini, 63 vjeç, në Tinder në shkurt 2022 dhe thotë se u dashuruan menjëherë.
Ramë në dashuri brenda një ore. Ai ishte takimi im i parë dhe i vetëm në Tinder. Hëngrëm një darkë të shpejtë sepse pata një intervistë më vonë atë natë. Ne jemi shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, hamë të njëjtat gjëra dhe energjitë tona janë të njëjta.
Në rrjetet sociale ata ndajnë momente nga jeta e tyre luksoze dhe një prej tyre është edhe dita kur David i bleu një Mercedes 175,000 dollarësh. Por pavaërsisht momenteve të lumtura dhe jetës luksoze që kanë, çifti është përballur me shumë kritika në rrjetet sociale.
Willow i fshin komentet dhe thotë se David i jep asaj ‘stabilitetin dhe sigurinë’ që i nevojitet. Ajo thotë se pavarësisht diferencës së tyre në moshë, ata ndajnë shumë interesa të përbashkëta, duke përfshirë daljen e shpeshtë në darka me pesë yje ose festa. Por kjo nuk është hera e parë që Willow takohet me një burrë të moshuar pasi më parë ka qenë më parë e lidhur me një 42-vjeçar dhe 37-vjeçar.
Ajo thotë:
David e ka mbajtur fjalën për gjithçka, gjë që është vërtet seksi për mua. Ai sigurohet që unë të jem mirë dhe të mos kem nevojë për asgjë, e kjo është vërtet e madhe për mua. Unë kam nevojë për këtë lloj stabiliteti dhe sigurie në jetën time në këtë pikë.
Willow thotë se familja dhe miqtë e saj e kanë pranuan të dashurin e saj të ri, por disa njerëz besojnë se David është thjesht financuesi i saj.
Prindërve të mi iu pëlqen sa të lumtur më ka bërë dhe sa i mirë është ai për mua. Së fundmi më bleu një Mercedes AMG dhe më llaston si babai im.