Rozë

U lidh me Bojken Lakon që 17 vjeçe, Semi prek: Po u lidh prapë dua të kem një jetë time, të punoj





Kantautori Bojken Lako dhe Semi Jaupaj kishin zgjedhur për shumë vite të mos flisnin për jetën e tyre private, por hyrja e kësaj të fundit në një reality show si ‘Big Brother’, ka nxjerrë për publikun disa detaje dhe të panjohura nga marrëdhënia e tyre.

Dashuria ime e parë"! Semi Jaupaj flet në "Big Brother VIP" për ndarjen nga  Bojken Lako - Lifestyle

Më herët, ajo ka pohuar se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se janë njohur kur ajo ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.

Ndër të tjera, këngëtarja ka pohuar se nuk ka asnjë shans që ajo të rikthehet me Bojkenin, kjo për vetë faktin se ata kishin plot 8 vite dhe kur i dhanë fund mes tyre ishin të sigurtë për atë që po bënin.

Së fundmi, gjatë “lojës së sinqeritetit”, ku ata duhet t’i bënin pyetje njëri-tjetrit, Einxhel e pyeti Semin se çfarë do të ndryshonte në një marrëdhënie tjetër. “Së pari të kem një jetë timen, në kuptimin që unë nuk kam punuar, nuk kam patur një shoqëri timen krahas shoqërisë së atij, dhe njeriu duhet të ketë një jetë të vetën”, tha këngëtarja, duke treguar ndoshta kështu se çfarë nuk shkoi në marrëdhënien e saj me Bojkenin.

Një këngëtare tjetër i bashkohet BB Vip, Semi Jaupaj - Big Brother Vip, 5  Tetor 2021 - YouTube





MË TË LEXUARAT

To Top