“Dashuria nuk njeh moshë”. Kjo thënie i shkon shumë për shtat 19 vjeçares Samantha Simpson, e cila është martuar me një 62 –vjeçar.
Simpson ra në dashuri më “gjyshin” e saj për nga mosha dhe sot ata janë të martuar dhe po tentojnë të bëjnë një fëmijë. 19-vjeçarja u njoh me JR përmes miqve kur ajo ishte vetëm 18 vjeç dhe pas disa muajsh duke folur me njëri tjetrin ata vendosën të kishin një lidhje.
Edhe pse marr.ëd.hë.nia e tyre në çift nuk ka qenë shumë e qetë, pasi janë p.ërba.llu.ar me kr.i.ti.ka të shumta, sidomos nga familja e saj. Ata e kanë quajtur të burrin e saj një pe…d…..of….i..li, i cili krijon mar.rë…dh…ënie me një vajzë që ka 43 vite diferencë moshe, raporton Mirror.
Familja e saj në Berryville, Arkansas, SHBA nuk e pranon bashkëshortin e saj, pasi ata kanë diferencë të madhe moshe.
JR, i cili është në pension ka marrë një shtëpi në Wichita, Kansas, gjashtë muaj më parë dhe jetojnë bashkë. Samantha kërkon që prindërit dhe miqtë e saj të pranojnë martesën e tyre. “Ne duam që njerëzit të kuptojnë se ne jemi të lumtur dhe serioz në lidhje me mar.rëdh.ë.nien tonë dhe ata nuk duhet të na d.is..k….rim…inoj..në në një mënyrë të tillë”.