Rozë

U martua me të bukurën shqiptare, aktori turk tregon si mësoi se do bëhet baba për herë të dytë: Ishte dhurata më e bukur për datëlindje!

Së fundmi një fans i ka kërkuar Almedës të publikojë momentin kur i tregoi Tolgës gjininë e bebes. Atë ditë, Tolga ndodhej jashtë Stambollit dhe Almeda i tregoi përmes një mesazhi në Whatsapp.

“Marshallah, dashuria ime, e dija, të thashë, e mban mend? Të thashë që sytë e tu shkëlqejnë”, shkruan Tolga duke treguar kështu se ai e ka kuptuar se do bëhej me vajzë nga shkëlqimi i syve të Almedës. (Edhe pse kjo nuk është simptomë që zbulon gjininë).

Më pas Almeda dhe Tolga e zbuluan për të gjithë gjininë e fëmijës në darkën e ditëlindjes së aktorit. “Ky lajm ishte dhurata ime më e bukur për ditëlindje! E gjithë familja u mblodh rreth tavolinës për ditëlindjen time dhe mora lajmin më të bukur që mund të merrja”, u shpreh Tolga.

Sa bukur janë kombinuar Tolga dhe Almeda

MË TË LEXUARAT

To Top