Disa ditë më parë, ndjekësit vunë re disa veprime që tregojnë se mes këngëtarit Blero Muharremi dhe modeles Afrona Dika ka një krisje në martesë. Dyshja, të cilët kanë afro tre vite që janë martuar, janë ndarë. Këto lajme i kanë konfirmuar burime për Prive.
Mësohet se problemet në lidhje janë të kahershme për shkak të distancës mes Bleros dhe modeles. Këngëtari nuk është zhvendosur në Zvicër, ku Afrona jeton prej vitesh, gjë që ka shkaktuar një krizë mes tyre. Blero ka qenë për herë të fundit në Zvicër rreth dy muaj më parë.
Ndërkohë, dyshja ka refuzuar që të japë një koment. Megjithatë, fansat shpresojnë që çifti ta gjejë sërish gjuhën e përbashkët dhe të rikthehen. Kujtojmë që dyshja organizoi një dasmë madhështore në shtator të 2019-ës me shumë të ftuar VIP.