Gjatë një bisede me Nitën, Fotinia ka treguar se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në familjen e saj.
Ish-fituesja e Big Brother 9 tregoi se ka parë shumë gjëra që kanë ndikuar tek ajo dhe e kanë bërë më të fortë.
Rrëfimi i Fotinisë: Babin nuk e kam pas në jetën time, e kam pasur deri në një moshë 13 vjeç, por më mirë mos ta kisha patur.
E futi vëllain tim në probleme. Kur u futa në Big Brother kam pasur 31 milion lekë borxh që i mora për vëllain dhe për njerëzit e mi. Yhy sa gjëra kam kaluar. Shumë raste jam ndjerë si babi i shtëpisë. Isha e vogël, përgjegjësi shumë e madhe. Nuk do ta harroj kurrë kur fitova Big Brother-in, mora lekët dhe ishte hera e parë që kisha tullë me lekë. Me të vërtet e fitova, por dola jek e jek. Siç i mora ua çova njerëzve. Se unë e fitova me Danielin, i kishim gjys për gjys lekët. 100 milion lekë fituam, por mbajti taksë dhe banka pra nuk i merr 100 përqind. Por të paktën shlyeva borxhet që kisha. Më ka dashur shumë Zoti. Me të vërtet kam vuajtur shumë, por mi ka sjellë gjërat. Nuk është e lehtë ta kesh babin gjallë dhe të bëjë këto gjëra
Kam 8 vjet që nuk e kam parë. Herën e fundit që jemi takuar ka qenë me sherre aq sa nuk duroja dot më. Mami nuk e ka merituar kurrë, njeriu më punëtor, më perfekte në botë. Prej këtyre gjërave më është krijuar një ndjesi e keqe dhe kam komplekse në përzgjedhjen e partnerit. Një gjë e vogël që mund ta tolerosh sot, nesër bëhet problem shumë i madh.