Ndarja e Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës u shoqërua me bujë të madhe në media, pasi dyshja ishin martuar vetëm pak muaj më parë.
Megjithatë, Fjolla dhe Fisniku e kanë lënë këtë histori pas krahëve dhe kanë vazhduar me jetën e tyre. Së fundmi, Fisniku ka lënë të kuptohet se ka nisur një lidhje të re dashurie, madje-madje dhe se mund të jetë sërish në prag të martesës.
Ai ka publikuar një video në Tik Tok ku shihet i veshur me kostum, duke shkruar “e treta e vërteta”. “E treta e vërteta? Loading…kush e ka atë nafakë?”, ka shkruar Fisniku.