Rozë

U nda me Norën dhe s’janë më të martuar, habit me ato që thotë Robert Berisha: Unë i bëj akoma surpriza e kam ftuar edhe në….

Prej kohësh, Robert Berisha dhe Nora Istrefi nuk janë më bashkë, por janë ndarë në mënyrë miqësore.

Dyshja takohen shpesh edhe për shkak të vajzës, Renee, duke mos lënë pas dore edhe darkat apo udhëtimet bashkë.

Ish-partneri i saj ka nisur një emision të ri, të titulluar “Robi plaket kur don vet”, për të cilin ka folur më shumë tek stacioni radiofonik “Live from Tirana”, ku ishte i ftuar. Këngëtari ka zbuluar se së shpejti do të ketë në emision Norën si të ftuar.

“Patjetër që do jetë në emisionin tim. Ajo nuk i ka qejf shumë intervistat dhe këto… dhe përton dhe me fol. Ka prit ta shohë një herë emisionin nga ekrani dhe shpresoj të vijë shumë shpejt”,- u shpreh Roberti.

Ndërsa në lidhje me jetën private, ai tha se është single për momentin, pasi i është përkushtuar punës dhe u shpreh se gocat mund të presin.

MË TË LEXUARAT

To Top