Vetëm dy ditë më parë, një veprim i këngëtares Tuna, u kthye në kryefjalën e mediave rozë. Tuna ndryshoi mbiemrin e djalit në Instagrami e tij dhe nga Tian Patris Berisha, shkroi Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.
Madje, Tuna largoi Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në Instagram. Nuk zgjati shumë dhe pas këtij veprimi erdhi një reagim nga Robert Berisha, i cili siç dihet nuk gëzon raporte të mira me Tunën.
Ai ka postuar në Insastory një video ku shfaqen Tian dhe Renee duke luajtur. “Renee Berisha. Tian Berisha” – shkruan Roberti. Ndërkohë “Prive” raportoi se këngëtarja është rikthyer për të jetuar së bashku me djalin në Shkup.
Mirëpo së fundmi ka reaguar dhe Patrisi, bashkëshorti i Tunës. Ai ka ndarë më ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram, një video të tij me Tian, anash së cilës ka shkruar: “Tian Patris Berisha”.