Ndarja e Hande Erçel dhe Kerem Bursin ka bërë bujë në mediat turke së fundmi, Çifti kishin krijuar fansat e tyre me lidhjen aq të përfolur që nisi në xhirimet e serialit “Dashuria është në ajër” e që përfundoi 1 vit më pas.
Ndarja tashmë është e konfirmuar nga burime pranë tyre dhe çifti nuk ndiqen më në rrjete sociale, por Kerem ka bërë një veprim të papritur pas ndarjes nga Hande duke nxitur kështu të tjera thashetheme.
Aktori ka nisur të ndjekë në Instagram ish-të dashurën e tij, aktoren Yagmur Tanrisevsin. Dyshja kanë qenë bashkë gjatë viteve 2013-2014, asokohe Kerem dhe Yagmur ishin aq të dashuruar sa flisnin dhe për martesë por i dhanë fund lidhjes së tyre pasi nuk mund të kalonin kohë bashkë për shkak të angazhimeve.
Së fundmi ata e ndjekin sërish njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kaq është dashur të përflitet për një rikthim. Megjithatë e pyetur nga gazetarët Yagmur i ka hedhur poshtë lajmet duke u shprehur se ata janë vetëm miq.
Eh, kështu thonte dhe Hande në fillim! Mbetet për tu parë si është e vërteta…