Nëntë veta nga e njëjta familje kanë humbur jetën pasi kanë ngrënë në restorant makarona të bëra me miell misri. Si bëhet e ditur ato kishin qëndruar në frigorifer për një vit të tërë.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë. Shtatë veta nga e njëjta familje, nga qyteti Jixi në provincën verilindore të Kinës Heilongjiang, ndërruan jetë më 10 tetor kurse dy ditë më vonë ndërruan jetë edhe dy anëtarë të tjerë.
Si thuhet ata ishin mbledhur për të festuar një gëzim, por e gjitha u kthye në zi. Vetëm tre fëmijë kanë shpëtuar, ata nuk kishin ngrënë makarona pasi nuk u kishte pëlqyer shija e tyre.
Gao Fei, drejtori i sig urisë ush qimore në Qendrën Heilongjiang për Kont rollin dhe Para ndalimin e Sëmundjeve, i tha Shërbimit të Lajmeve të Kinës se hel mim i me acid bon gkrek është shpesh fa tal, ndaj edhe familja ka humbur jetën.
Burimi: Daily Star/ Përktheu dhe përshati: Gazeta Korrekte.