Donald Veshaj i dërgoi dje një dhuratë të dashurës së tij përmes vëllait, binjak Romeos. Dhurata ishte një buqetë me lule me ngjyrë të kuqe e shoqëruar me një letër romantike brenda saj.
Vëllai i Donaldit, Romeo ndau një postim në storien e tij në Instagram i cili tregoi se e ka plotësuar kërkesën e vëllait të tij.
Më vonë edhe nëna e Beatrixës, Antigona Ramosaj ka postuar lulet duke e shoqëruar postimin me projektin e fundit muzikor që Trixa e ka lansuar në dedikim për Donaldin.
Gjithashtu, ajo edhe e ka hapur letrën duke bërë publike fjalët që Donaldi i ka shkruar Beatrixës. “They can’t stop our love.
Lule për lulen më të bukur në botë Beatrixën. Me kërkesë nga Donaldi e bërë me dashuri nga fansat Donald-Beatrix. Happy Valentine Day”, shkruhej në letrën që ishte shoqëruar me lulet. Ndërkohë, Beatrix Ramosaj ka shkuar për pushime në Dubai e cila së fundmi u ak uzua nga opinionistja, Balina Bodinaku se ka shkuar me të dashurin.Trixa i ka reaguar duke i thënë se po shpif ndaj saj.