Shqipe Hysenaj ka qenë për javë të tëra në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale për deklaratat e saj të bujshme pas përjashtimit nga “Përputhen”.
Ditën e djeshme, Shqipja publikoi një regjistrim të autores së “Përputhen”, e cila shprehej se brenda është show.
Me këtë publikim, Shqipja i ka dhënë fund kësaj etape, duke deklaruar se ka shumë prova të tjera, por do e mbyllë me kaq.
‘Çdo gjë që ju premtova e nxorra, ju thashë që të gjithë janë fallco dhe dyfytyrsha dhe këtë e tregova me fake dhe jo me fjalë. Askush nuk mund ta mbulojë të vërtetën me gëneshtër pa patur prova. Kam shumë gjëra të tjera për të nxjerr, por këtë kapitull e mbyll këtu”, shkruan Shqipja.