Lajme

U ofendua nga serbët, aktori shqiptar kundër Granit Xhakës: Ai nuk do ketë lexuar asnjë libër

Pas ndeshjes Serbi-Zvicër, futbollisti shqiptar, Granit Xhaka po komentohet pa masë nga personazhe të njohur.

Më i fundit është aktori nga Kosova, Basri Shala, i cili ka deklaruar se Xhaka nuk ka lexuar asnjë libër në jetën e vetë.

Ai ka dalë në mbrojtje të aktivistes Zana Avdiut, e cila deklaroi se Xhaka është një ”rrugaç” për shkak të gjestit që bëri në ndeshjen Serbi-Zvicër.

“E mendojnë që Granit Xhakën që është akademik, ka mundësi që ai nuk e ka lexuar asnjë libër në jetën e tij.

Ai është mjeshtër i futbollit. Le ta gjykojnë për ata. Zana ka të drejtë me mendu ashtu sepse edhe unë mendoj”, tha Shala në “Libero”.

MË TË LEXUARAT

To Top