Jori është kthyer në një nga vajzat më të komentuara pas hyrjes në Big Brother VIP. Modelja dhe gazetarja me origjinë shqiptare, por që jeton dhe vepron në Itali është afruar shumë me Luizin e kjo gjë ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Por disa muaj përpara hyrjes në Big Brother, e ftuar në “Top Arena”, Jori shprehej se i pëlqente Butrint Imeri pasi kishte dëgjuar emrin e tij nga Beniada. Jori tha se do të donte të hynte në Big Brother dhe bashkë me të edhe Butrinti.
“Unë ndoqa Beniadën dhe më bënte përshtypje kur gabonte emrin e Butrintit. Unë nuk e njihja, e gugëllova dhe thashë nuk është keq ky Butrinti. Nuk e njoh, por do ishte skenë e bukur. Do i thosha hajde më këndo me vrap çdo mëngjes”, tha ajo.