Luiz Ejlli është kthyer në një “idhull” për një pjesë të madhe të publikut që kur ai u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Kjo të paktën mund të kuptohet përmes rrjeteve sociale, reagimeve dhe veprave që bëhen për të, disa prej të cilave janë edhe për t’u habitur.
Këtë e ka bërë të ditur ish-banori i edicionit të parë të Big Bropther VIP Albania, Meridian Ramçaj përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka publikuar pamje nga lokali në kryeqytetin e Tiranës ku ishte vendosur fotografia e këngëtarit ndërsa sipër tij shkruhej: “Pije falas për mbështetësit e Luizit”.
Fansat e artistit po tregojnë mbështetjen e tyre edhe duke dërguar drone të shumtë sipër shtëpisë së famshme, ndonëse produksionin e ka ndaluar një gjë të tillë.
Një tjetër për këngëtarin ndodhi edhe kur një numër fansash u mblodhën për të prσtestuar për Luizin jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.