Luiz Ejlli duket se nuk i ka pritur aspak mirë ngacm imet e Armaldo Kllogjerit në lidhje me ish-partnerin e Kiara Titos, Butrint Imeri.
Teksa në sfond po dëgjohej një këngë e këtij të fundit, Maestro pyeti moderatoren se kush e këndonte. Kur Kiara tha Don Xhoni dhe Butrinti, Armaldo e pyeti nëse e pëlqente këtë këngëtarin dhe ajo i tha ‘boll tani ti’.
Më pas Luizi i tha Maestros që të bënte gati valixhet dhe t’i hiqej nga sytë, pasi sipas tij ai është ‘kokrra e legenit’. Gjithashtu e paralajmëroi se nëse nuk do ikte sonte, më keq do të bëhej për të.
Teksa Luizi po shkonte të ulej te krevati i tij, pasi kishte vrarë edhe krahun, aty shkojnë edhe Kiara me Olta Gixharin. Kjo e fundit e pyet se çfarë ka dhe më pas shkon edhe e puth.
Pjesë nga biseda: Olta: Çfarë ka Luizi? Luizi: U v*ava kur kapa… Olta: Më raft pika, më raft pika mua për ty. Kush ma ka v*arë mua çunin
Kujtojmë se sonte është prime i radhës dhe në nominim për të dalë nga shtëpia pasi Luizi hapi kutinë e Pandorës janë tre banorë shumë të fortë si Kristi, Armaldo dhe Olta.