E dimë prej disa kohësh se marrëdhënia e Irmës me Erandës, dy artisteve të njohura shqiptare që janë motra nuk është shumë e mirë. Ato nuk flasin prej disa vitesh me njëra-tjetrën, teksa asnjëra prej tyre nuk është prononcuar ndonjëherë për këtë pjesë në media.
Por veprimi i fundit i Eranda Libohovës ka ngjallur dyshimet se diçka mund të ketë ndodhur. Ndoshta një thumb, por ndoshta edhe një shenjë se ajo mund të jetë pajtuar me motrën e saj.
Eranda është shfaqur papritmas në lagjen ‘Ali Demi’ në Tiranë, ndërsa na e ka treguar këtë përmes një postimi në Instagramin e saj. Krahas fotos, ajo shkruan vetëm katër fjalë, që në fakt… nënkuptojnë shumë.
‘Në lagjen e motrës’ – është përshkrimi që Eranda i ka bërë fotos, por në fakt nuk dihet nëse ajo e ka për Irmën apo jo, pasi këngëtaret kanë edhe një motër tjetër.
Le të presim e të shpresojmë t’i rishohim sërish bashkë dy motrat e dashura për publikun shqiptar.