Rozë

U pajtua me Sarën po Atdheu uron Anën sikur e ka të dashur: Jam shumë i lumtur që të kam njohur nuk kam fjalë për ty!





Megjithëse Atdhe Xharavina doli çift nga “Për’puthen” me Sara Malaj, shkëndijat e para dhe puthjen e parë i shkëmbeu me Ana Lleshin. Sot, pavarësisht se i riu nga Gjakova është ribashkuar me ish-konkurrenten bionde, i ka kushtuar Anës disa fjalë tepër të ëmbla në ditën e saj të lindjes.

“Edhe 100 të tjera të lumtura. Nuk mjaftojnë fjalët të flas për ty. Njeri që përballon çdo sfidë në jetë. Jam shumë i lumtur që të kam njohur”, shkruan ai teksa ka ndarë një foto të vjetër me të në InstaStory. Më pas ai ka publikuar edhe një imazh nga “Për’puthen Prime” ku shfaqet pranë saj me përshkrimin: “Ti plotësoft zoti të gjitha dëshirat në jetë”.





MË TË LEXUARAT

To Top