Mbrëmjen e sotme, Andi i bëri një ftesë publike për një takim Melisës. “Ndërmjet këtij mesazhi doja t’i thoja Melisës dicka. Kaq shumë sa është përmendur emri jonë o Melisë, mua po më duket sikur jam në një lidhje me ty.
Sa herë kemi dalë në kafe bashkë, kemi qenë të shoqëruar nga persona të tjerë. Doja të bëja një ftesë publike për një kafe serioze” tha ai, në një video-mesazh në Instastory.
Melisa nuk ia ka vonuar një përgjigje dhe e ka pranuar po publikisht ftesën e tij. Ish-konkurrentja i ka vendosur dhe një kusht. Ajo i thotë Andit që ta marrë një hoodie me vete, që ajo të bëjë foto me kapuçin e saj.
Kjo duket si ironi nga ana e Melisës, duke kujtuar se aludimet për lidhjen e saj me Andin nisën pikërisht nga një kapuç që ajo i kishte dhuruar. “Të paktën për bashkëjetesë nuk na akuzojnë më se këtë herë kam divanin e kuq, por që nga gjithë këto llafe që janë bërë po mendoj që ta pranoj publikisht këtë kafen serioze, por vetëm me një kusht. Që ti ta marrësh atë hoodie me vete, që ta bëj dhe një foto me atë kapuçin e hoodies se përndryshe bëhet nami”, shprehet ajo.