Lajme

U përcoll për në banesën e fundit ish-Presidenti/ Djali i Bujar Nishanit: Baba të qoftë dheu i lehtë!

Djali i ish-Presidentit Nishani, Ersi Nishani, ka mbyllur ceremoninë mortore që u zhvillua në va rrezat e Sharrës në Tiranë sot në mesditë.

Image

Me pak fjalë domethënëse, Ersi Nishani falenderoi të gjithë mbështetësit e tyre në këto momente pikëllimi, duke iu drejtuar të parit z. Sali Berisha që nuk i përmbajti dot lotët gjatë fjalimit të lamtumirës:

“Ju falënderoj Doktor, për fjalët e ndjera! Të nderuar personalitete, të nderuar miq të pranishëm! Ju falenderoj të gjithëve për praninë tuaj, na e keni lehtësuar dhimbjen sadopak këto ditë.

Im atë, me tri gjëra nuk bënte kurrë kompromis: Për familjen, për Zotin dhe për Atdheun. Familja jonë sot i jep lamtumirën, busullës së saj drejtuese; kombi shqiptar i jep lamtumirën një shqiptari të përulur; Zotit i shtohet një engjëll në parajsë!

Lamtumirë, baba, të qoftë dheu i lehtë!” tha Ersi Nishani. Momenti i fjalimit në varrezat e Sharrës dhe në vijim, funerali shtetër që u zhvillua më herët në Presidencë:

Image

MË TË LEXUARAT

To Top