Dy ditë më parë në ekranin e “Top Channel” startoi edicioni i dytë i “Big Brother VIP Albania”. Një ndër banoret është ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni.
Së fundmi gjatë një bisede me Ronaldon dhe Zhaklinën, ajo pranoi se lidhja me Andin në programin e dashurisë ka qenë vetëm për show.
“Se bëj më atë gjë unë e kam ngrënë një herë atë gjë. Për lojë e bëra atë te “Për’puthen”. Historia që u shfaq në show, ishte e gjitha show. Ne ishim miq na ecte muhabeti si miq por kaq. Unë e bëra atë lojë si me zor, nuk më pëlqeu, ishte një gjë që e bëja me shtysa. Isha shumë e re, nuk i kuptoja shumë gjëra. Nuk kisha fare eksperiencë të tillë, nuk e kisha idenë si funksionon televizioni. Prindërit e dinin që ishte aktrim, u mërzitën se u mërzita unë”, tha Tea.