Olta Gixhari ka folur në “Më lër të flas” për herë të parë pasi doli nga shtëpia e BBV. Ajo ka komentuar fjalët që kanë qarkulluar në rrjet për të dhe gjithë thashethemet.
Një ndër to ishte dhe fakti që Dori kishte blerë çmimin e madh për bashkëshorten e tij.
‘Burri im e ka blerë çmimin dhe unë do ta fitoj. Top Media e ka ndarë mendjen që do ma jap mua. Ky ishte thashethemi më i çmendur që kisha dëgjuar për veten. Të ishte ashtu unë do isha brenda”, tha Olta.