Të martën u paralajmërua një surprizë për ditëlindjen e Kiarës. Pak orë para surprizës u tha se surpriza do ishte Butrint Imeri, i cili shkaktoi lajme vetë me foton nga një hotel në Tiranë dhe deklaratën e tij. Por nuk ndodhi kështu. Surprizën Kiara e mori nga Luizi.
Burime për “Kryefjala” thanë se Butrinti kishte qenë atë natë në Tiranë dhe do të futej në BB VIP për të performuar, por dikush i kishte ndërruar mendjen.
Së fundmi, rreth lajmeve në fjalë ka reaguar vetë këngëtari. Ai ka publikuar një foto ku tregon se ka qenë duke u argëtuar në Francë. “Gojët e liga: Butrinti në Tiranë”, ndërkohë Butrinti:”, ka shkruar këngëtari krahas fotos.
Më tej ai ka paralajmëruar se të shtunën do të vijë befasia që sipas tij e kanë kërkuar për një kohë të gjatë. “Ju premtova. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë”, ka shkruar Butrinti.
Këtë herë postimi i tij nuk lidhet me Kiarën, por me këngën e re që pritet të dalë të shtunën.