Një promo e publikuar pak ditë më parë e Romeo Veshajt për sezonin e ri të “Më lër të Flas” hodhi dyshimet se aktori do të shfaqej vetëm në moderimin e programit që tani e tutje, duke qenë se vëllai i tij, Donaldi nuk shfaqej në klip.
Po ashtu edhe videot e publikuara nga vetë binjakët e bashkëpunëtorët e tyre, e konfirmuan në një farë mënyre se Donaldin nuk do ta shihnim në prezantim, madje u aludua se ai do të rikthehej në “BBVIP”.
Gjithsesi sot, klipi i ri i emisionit ka sqaruar cdo dyshim dhe e vërteta është se Donaldi dhe Romeo do të jenë bashkë në emision, si në sezonet e kaluara.
Ka qenë sërish një video, këtë herë e plotë, e publikuar nga Romeo, ku shfaqet edhe vëllai i tij, ndërsa aktori shkruan: “S’të lë njeri rehat ta shijosh suksesin vetëm. S’ta do njeri të mirën sot”
Pra binjakët janë sërish në ekranin e Top Channel dhe kjo do të thotë se Donaldi nuk do të rikthehet në reality show.
Jo se kishim ndonjë dyshim se do ta bënte, megjithatë tani jemi të sigurtë dhe mezi presim t’i rishohim! /Burimi: News31