Rozë

U përfol se i doli sheshit rrëqeth me reagimin këngëtarja shqiptare: Si u zë gjumi që ma bëtë këtë mua!

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një foto e këngëtares Xhesika Polo me fustanin që kishte veshur në gjysmëfinalen e “Festivalit të Këngës”.

Ajo ak uzohet se ka ek spozuar pjesët e saj in time me fustanin transparent që kishte veshur. Xhesika nuk i ka pëlqyer këto komente dhe ka reaguar përmes një postimi në Instastory ku shpjegon se poshtë fustanit ka veshur pantallona ngjyrë nudo.

“Kjo në të majtë ishte veshja ime në natën e dytë të Festivalit 59 në RTSH! Kjo fotoja në të djathtë është foto që po qarkullon në rrjet këto dy ditë me komente të tmerrshme me mllef e vrer! Unë sot u hasa me të dhe jam e sh okuar. Nuk dua të zgjatem shumë ama dy fjalë do i them.

Më vjen keq për mendjen e sëmurë që tregon ajo foto e bërë në atë mënyrë, që ndjesia e vetme që morën nga kënga ime ishte të shkrepnin me vrap këtë foto dashakeqe që të ndiheshin pak më mirë për veten. Veshja ime nuk është transparente dhe kjo shihet qartë në foton me cilësi!

Kushdo që ka njollosur imazhin tim do përballet me instancat përkatëse sepse nuk është normale të lëndoni njerëzit dhe të flini rehat! S’e di si ju zë gjumi. Unë gjithsesi do fle shumë e qetë sot pasi kam bërë një këngë shpirti që e kanë vlerësuar dhe e kanë dashur mijëra njerëz dhe për mua kjo ka rëndësi”, shkruan Xhesika.

Veshja e guximshme 'tradhton' Xhesika Polon! Fotot e këngëtares bëhen virale në rrjet

Xhesika Polo - Më mbron (Nata e parë, Fest' 59) - YouTube

 

MË TË LEXUARAT

To Top