Flavia Harizaj ka dhënë një intervistë në “Daily Love Story”, ku mes të tjerash ka folur dhe rreth Silvanës dhe deklaratave të saj të bujshme.
Ajo është shprehur se Silvana ka treguar veten e saj dhe gjithçka e ka bërë/thënë nga inati dhe zilia. Flavia ka folur dhe rreth bisedave të shpërndara nga ish-konkurrentja në Instastory, ku shihet duke komunikuar me Saimirin.
Sipas Flavias, ftesa e Saimirit për në vilë ka qenë në formë shakaje ose si shok.
“E vetmja gjë që dua të them është që Silvana tregoi veten e saj në fund të fundit, nuk i ka prishur punë asnjë njeriu. Nëse mendon se ka arritur diçka me këtë e ka shumë gabim. Tani i them vetes se si kam ndenjur apo e kam ndihmuar në disa raste.
’ Unë e kisha kuptuar pak a shumë lojën e saj sepse ajo rrinte gjatë gjithë kohës me motrën dhe nuk e kuptova përse i duhej një shoqe që ajo të hapej. E kishte të gjithën tek pjesa që përse e nxori Saimiri pas puthjes dhe kaq.
Ato nuk janë prova fare. Nuk e di çfarë ka menduar Silvana sepse unë nuk kam folur me asnjeri për këtë temë dhe siç shihej edhe tek biseda kisha thënë që kush është ajo që ka përmendur emrin tim, sepse unë kur kam diçka për të thënë ose nëse kam vënë re diçka në këtë emision që nuk më pëlqen, unë e them hapur. Tek bisedat e tjera dukej qartë që ajo ishte një ftesë nga ana e Saimirit, më shumë si shok ose si me shaka. Dukej shumë qartë që e bëri nga inati, nga zilia”.