Rozë

U përfol se la gruan dhe fëmijët për këngëtaren/ Fjolla Morina tregon si u njoh me biznesmenin dhe si u tregoi vajzave të saj





Fjolla Morina konfirmoi pak muaj më parë lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla, lidhje e cila u pasua me shumë lajme e komente. Fjolla zbuloi gjithashtu se Fisniku i ka propozuar për martesë dhe së shpejti ata do ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre.

Më ndryshoi jetën përgjithmonë", Fisnik Syla i dedikon fjalë të ëmbla Fjolla Morinës – Dosja AL

Në një intervistë për revistën Who, Fjolla tregon se po pret të rregullojë disa gjëra dhe do të mbajnë një dasmë të bukur. “Ne jemi si të martuar, por besoj se do jetë edhe më bukur kur të krijojmë familjen tonë, mezi po presim”, u shpreh Fjolla.

Këngëtarja tregoi se vajzat e saj e kanë pritur mirë lidhjen me Fisnikun dhe ai është shumë i dashur. Po ashtu Fjolla tregoi se edhe ajo i ka takuar fëmijët e Fisnikut.

“Direkt fëmijët kanë qenë shumë të dashur me Fisnikun. I ka bërë për vete sepse është shumë i dashur si njeri. Speciale, shumë e mirë, se kam pritur as vetë të ishin kaq të lidhur”, tha këngëtarja.

Fjolla tregoi se ata janë bashkë prej rreth një viti dhe janë njohur nga shoqëri e përbashkët. “Ne jemi njohur shumë kohë më parë në shoqëri të përbashkët, kemi qenë miq pastaj, jemi dashuruar shumë me njëri-tjetrin dhe sot jemi bashkë”, tregoi këngëtarja.

Në fund Fjolla tha se nga ky vit kërkon një bebe. “Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë”, përfundoi Fjolla.

Fjolla Morina e lumtur në krahët e biznismenit Fisnik Syla





MË TË LEXUARAT

To Top