Kohët e fundit, Fationi i ‘Përputhen’ është vënë në fokus të mediave, për shkak të njohjes së tij me këngëtaren Fifi, ku ndjekësit dyshuan se mes tyre ka një romancë.
Mjaftoi një status i këngëtares ku ajo etiketonte Fationin, që rrjeti të shpërthente në komente.
I ftuar së fundmi, në ‘Roped With Olsi’ Fationi u pyet rreth kësaj marrëdhënieje që ai ka me Fifin.
Ai tregoi se mes dyshes nuk ka asgjë më shumë se vetëm bashkëpunim, pasi ata jkanë bër bashkë për një projekt. “Shiko, Fifi është një këngëtare shumë e mirë, shumë vajzë e mirë. Mund të them që është një projekt. Shumë vajzë e mirë”, tha ai.