Si ish-i dashuri i Kiarës, çdo lëvizje e Butrintit ka filluar të merret si ironizim ndaj Luizit. Ditën e djeshme ai publikoi një foto-editim nga fëmijëria ku shihej me kurorë në kokë dhe me një luan në duar.
Kjo foto u interpretua kudo në rrjet si një provokim ndaj Luizit, duke qenë se ai është etiketuar nga fansat me epitetin “luan” ose “mbret”. Mirëpo pasi postimi i tij bëri xhiron e rrjetit, Butrinti ka reaguar duke e cilësuar si “lajm të rremë”.
“Lajme f ake sërish”, ka shkruar ai në një status në Instastory.