Rozë

U përfolën për një lidhje/ Dy këngëtarët shqiptarë: E përdorëm për marketing nuk jemi në lidhje

Një çift i ri i është shtuar showbizit shqiptar? Ishte kjo pyetja që mbizotëroi kudo në media pak javë më parë pasi dy këngëtarë shqiptarë Luar Arani dhe Sardi Strugaj publikuan një foto me përshkrimin, “Veç i imi”.

Kjo nxiti zërat se ata janë në një lidhje romantike, megjithatë, më vonë rezultoi se bëhej fjalë për një bashkëpunim mes tyre, gjë që nuk i ndali zërat, sot dy artistët i kanë mohuar këto aludime duke thënë se janë thjesht miq.

“Sardi më është bërë si familje. Ne e kemi përzemër njëri-tjetrin dhe jemi edhe miq jo vetëm kolegë. Çfarëdo që të themi kush ka vendosur të mendojë se jemi bashkë kështu do mendoj. Jemi çift si kolegë dhe këngëtarë jo në anë romantike.”-tha Luari në një intervistë për ‘Shqipëria Live’.

Ndonëse pranoi se duhen shumë Sardi tha se mes tyre nuk ka asgjë romantike, ai tha se çdo gjë ka ardhur në mënyrë spontane teksa zbuloi se ai është beqar.

“Ne jemi njohur për herë të parë me këtë bashkëpunim. I takuam në studio dhe dëgjuam këngën bashkë. Na pëlqeu dhe menduam se dilte mirë si bashkëpunim mes nesh. Çdo gjë spontane. Ne postuam një foto nga xhirimet e videos dhe titulli ndezi polemika. Ne e duam shumë njëri-tjetrin, shkojmë shumë mirë si çift. Na ka shërbyer si marketing. Nuk e gjetëm si ide për marketing por na shërbeu shumë mirë.”-tha Sardi.

MË TË LEXUARAT

To Top