Teksa pak orë na ndajnë nga Shën Valentini, konkurrenti i ri i emisionit të përputhjes së çifteve, Ervis Kurti mendoi t’i bënte dhuratë Jasminës.
31-vjeçari me origjinë nga Dibra i dhuroi Jasminës një trëndafil të kuq dhe një çokollatë me portretin e saj. Ishte vetë Jasmina Kadriu ajo që përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit ndau surprizën me ndjekësit.
Kujtojmë se që në hyrjen e tij, Ervisi u shpreh se gëzon një simpati ndaj Jasminës.