Rozë

U prek kur pa Mevlanin me Ledjanën e gati sa s’qau, por më pas e tha hapur Melisa: Nuk më plas do bëj ça të dua






Puntatën e sotme u transmetua takimi romantik mes Ledjanës dhe Mevlanit, një takim që solli shumë debat në studio.

Njihuni me Melisa e “Përputhen” dhe çfarë po kurdis Mevlani që puthet

Shkak për këtë është bërë fakti se Ledjana tha në takim se ajo nuk pranon puthje e përqafime, deklaratë kjo që preku Melisën.

Ajo u emocionua, ndërsa tha se është komentuar gjithmonë në studio për veprimet e saj, duke theksuar me forcë: “do përqafohem dhe do puthem sa të më dojë qejfi”.

Ledjana: Unë nuk përmenda emër.

Melisa: Po unë jam përqafuar e puthur në takime.

Ana: Nëse prekesh mos vepro ashtu.

Melisa: Po ça të duhet ty.

Ana: Po mbaj përgjegjësi për veprimet e tua.

Melisa: Ju nuk dini të bëni meshkujt për vete, mos flisni për Melisën.

Ana: Nuk ke pse prekesh.

Ledjana: Unë nuk përmenda emër.

Melisa: Unë jam përqafuar me ty Mevlan dhe normal që do reagoj. Pse nuk përgjigjet me kë e ka?

Mevlani: Pse të të tregoj ty?

Melisa: Po unë isha, kush ishte përqafuar me ty?

Mevlani: O Zot…

Melisa: Unë vetëm jam komentuar këtu, më kanë bërë edhe vajzë rruge, se jam përqafuar që ta dini mirë, unë do përqafohem sa të dua

Ana: Po përqafohu mi.

Melisa nuk reagon mirë, ndaj kërcimit të Mevlanit– Përputhen 18 Nëntor 2020 - YouTube






MË TË LEXUARAT

To Top