Rozë

U puth me prezantuesen italiane në buzë, Beniada: Unë isha gati të ikja me pushime, kur…

Beniada Nishani mori pjesë në ‘Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia’. Në këtë event të rëndësishëm nuk kanë munguar personazhet më të njohur botëror duke nisur nga ish-zonja e parë e Amerikës, Hillary Clinton, partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, Harry Styles, Olivia Wilde, Timothée Chalamet, e shumë figura të shquara të Hollywood.

Beniada Nishani tregon historinë e dashurisë me futbollistin: U ndamë pas 7  vitesh lidhje...

Modelja ka qenë në promovimit e filmit “Don’t worry, Darling” që ka si aktor kryesor Harry Styles dhe regjisore partneren e tij Olivia Wilde. Modelja kishte veshur një fustan të zi të gjatë, stil bust dhe me një të çarë në njërën këmbë. Ajo kishte veshur sandale të zeza dhe mbante një varse gjithashtu të zezë. Flokët i kishte stiluar me onde teksa ka bërë një makeup natyral duke vendosur ngjyrat e tokës.

Duke folur për këtë eksperiencë ditën e sotme në “Wake Up” Beniada tha se ishte e gjitha një surprizë. “Agjencitë vit për vit ftojnë disa modele për të marrë pjesë në “Festivalin e Filmit në Venecia”. Unë kam qenë tek “Don’t worry darling”. Ishte surprizë, nuk e prisja. Isha bërë gati për të ikur me pushime. Dhe papritur më thanë që je e ftuar.”

Image

MË TË LEXUARAT

To Top