Rozë

U pyetën kur ka qenë herë e fundit që e kanë bërë në krevat, Luizi: Tre ditë para se të futesha këtu

Çifti i BBV, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë pyetur gjatë një loje të organizuar në shtëpi se kur ka qenë hera e fundit që kanë kryer marrë dhënie in time.

E para që u pyet ishte moderatorja, e cila la të nënkuptohej se nuk ka qenë në një lidhje prej shumë kohësh.Kiara Tito tregoi se ka kaluar shumë kohë madje as muajin nuk e mbante mend.

“Para lindjes së Krishtit. Shumë kohë më parë. Ka kohë shumë. Nuk e mbaj mend muajin realisht, se ka kaluar shumë kohë”, tha ajo.Ndërsa partneri i saj, Luiz Ejlli u përgjigj: “Një javë para se të hyja këtu. 3-4 ditë përpara se të hyja në hotel.”

Nderkohe Luizi ka reflektuar pasi babai i Kiarës në takimin e tyre të parë e ka quajtur “çapaçul”. Epitet ky me të cilin këngëtari i është drejtuar banorëve të tjerë.

Pasi “vjehrri” e quajti në të njëjtën mënyrë, Luizi është shprehur se duhet të ketë më shumë kujdes me ato çfarë thotë, pasi mund të ndikojë tek njerëzit jashtë.

“Më ngeli në mendje që babai i Kiarës më tha “çapaçul”. Ka një kategori njerëzish që tërhiqen nga epitetet tona, por ne mund të bëjmë akoma me mire.Nuk mund tu japim njerëzve “material” me fialët dhe epitetet tona që baltosin edhe vetë formatin. Nuk ishte ndërrim loje, por i kam bërë thirrje vetes, ki kujdes si u drejtohesh njerëzve që ke përballë.

Ato fjalë që i themi ne, mund t’i themi në një mënyrë tjetër. Kjo nuk do të thotë se Luizi do të ndryshojë, madje loja do bëhet akoma më e ashpër,”-u shpreh artisti nga Shkodra.

Kujtojmë që “Prime-n” e mbrëmshëm (25 shkurt) Kiara, Luizi, Olta, Beati dhe Dea u nxorrën në nominim, pasi sipas “Vëllait të Madh” nuk e çuan deri në fund lojën me litar.

Ku në fakt gjatë javës u tha se në nominim do të dilte ai banor që hiqte litarin. Duke qenë se vetëm Olta dhe Luizi e hoqën që mos të kishim një finale të parakohshme produksioni bëri sërish një nga manovrat e tij, ku Pirro Beati rezultoi i eleiminuari i mbrëmjes.

MË TË LEXUARAT

To Top