Rozë

U raportua se ishte në gjendje të rëndë për jetën, reagon miku i Bujar Qamilit: Ai është shumë mirë, gënjeshtra!

Ditën e sotme qarkulloi një lajm në media se këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili ndodhet në gjendje të rëndë, pasi u prek nga koronavirusi dhe ndodhet në terapi intensive.

Por në fakt Qamili gëzon shëndet të mirë dhe siç tregon miku i tij “është si kokrra e mollës.

Abcnews.al kontaktoi me një nga miqtë e tij, Ramazan Çeka i njohur për tekstet e disa këngëve. Çeka u shpreh se Bujar Qamili rreth një muaj më parë iku në Itali për të rinovuar dokumentet dhe gjatë qëndrimit atje ka pasur një kri zë në veshka. Por pas kurimit ndodhet në gjendje shumë të mirë.

“Lajmet e përhapura në media nuk janë të vërteta, mashtrime. Nuk është e vërtetë që Bujar Qamili është në gjendje të rëndë nga covidi. Unë përpara 5 minutash fola në telefon dhe ishte shumë mirë. Është si kokrra e mollës. Ka pasur një problem me veshkat gjatë qëndrimit në Itali, por tani është shumë mirë” tha Çeka, i irrituar nga lajmet që po qarkullojnë.

MË TË LEXUARAT

To Top