Lajme

U rrit nga gjyshërit, i riu shqiptar me lot në sy: Ju do vini të jetoni me mua, nusen dhe fëmijën tim

Igli rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” se është rritur nga gjyshërit nga babai prej moshës 3-vjeçare kur i ati ndërroi jetë. Ai i quan gjyshërit prindër dhe dëshiron t’i ketë gjithnjë pranë, por së fundmi është shqetësuar nga sjellja e tyre.

Gjyshi, për shkak se Igli ka bashkëshorten dhe është në pritje të një vajze, ka ndërtuar një ndarje më vete nga shtëpia për të lënë çiftin në qetësi.

Në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan Igli ka ftuar gjyshërit për t’iu thënë se nuk dëshiron t’i ketë larg, por të jetojnë në të njëjtën shtëpi. Ai nuk dëshiron të largohet jashtë kufijve dhe insiston që të kujdeset për ta.

Igli: Nëna, baba, këtë kohën e fundit ngaherë shikoj që me miq me shokë, mundoheni shumë, i thoni miqve tanë merreni djalin në Itali, merreni djalin në Gjermani, unë ju kam thënë plan nuk kam të lëviz as jashtë shtetit, as kudo tjetër përveç shtëpisë. Edhe diçka tjetër, nuk dua që të rrini më në kuzhinë, dua të rrimë bashkë. Unë edhe poshtë ku jeni juve, ngaherë që ngrihem nga gjumi, unë poshtë rri. Nuk dua të rrini aty, dua të rrimë bashkë.

Mezamie: Shpirti i nënës ku të duash ti vemë ne. Sheqadet: Ne mërzitemi kur na përzini, po kur thua hajde ne na bëhet qejfi.

MË TË LEXUARAT

To Top