Rozë

U sëmurë Bledi Mane në ‘Big Brother’: Kam temperaturë të lartë dhe po mbaj akull te pjesa e…

Sapo është futur në Big Brother, Bledi Mane ka pasur probleme shëndetësore. Dje gjatë gjithë ditës, por edhe sot ai ka qëndruar shtrirë për shkak të dhimbjeve të forta të dhëmbëve.

Mesa ka thënë ai ka bërë së fundmi një ndërhyrje dentare, e cila i ka sjellë probleme. Sot në një bisedë me Diolën ai ka treguar se ka edhe temperaturë dhe është parë që mban akull tek pjesa e nofullës.

Gazetari Bledi Mane është futur prej pak ditësh në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Kohë më parë, Mane kishte thënë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë kulinari (kuzhinë) të mirë, për shkak se nuk e përdorin dhe nuk e dinë se çfarë është vaji i ullirit.

Kaq kishte mjaftuar që deklarata e tij të shpërndahej me të madhe në thuajse të gjitha rrjetet sociale në Kosovë dhe jo vetem.

E teksa ka bërë një bisedë me banorët e BBVA në orët e vona, Bledi ka përsëritur qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje, duke thënë se kulinaria e shqiptarëve të Kosovës është prapa.

Ndërkohë, ka qenë banorja nga Kosova, këngëtarja Nita Latifi ajo e cila ka reaguar duke i thënë: “Bën shaka ti?”.“Kulinaria juaj lë akoma për të dëshiruar, ju jeni te pleskavica”, ka theksuar gazetari i Top Channel.

MË TË LEXUARAT

To Top