Ka shekuj që ndër shqiptarë jeton shpirti dhe fo rca e Shejtit mrekulli-bërës me emrin Shna-Ndou i Padoves ,ku rezidenca e perhershme e këtij Shejti ka qënë në kalanë e vjeter me emrin Sebastia ,e cila ndodhet pranë qytetit të sotem të Laçit, që ndër shekuj e deri në ditet tona njihet me emrin Kisha e Shna Ndout.
Sebastia është një qytez e vjeter nga e cila sot (perveç rrenojave) kemi si deshmi nga një tumë e germuar , në vendin e quajtur Koder Bogëz ; një unazë ari qe i perket shekullit VII mbas Krishtit , dy parzmore , një fibul argjendi dhe dy monedha të Septim Severit dhe Maksimilian Dazes të epokes romake .. (Luigji M. Ugolini ,Shqiperia e Lashtë ,fq.46 ).
Historia e shkruar e kësaj kishe nga vet “kisha” dhe autor të ndryshem është shumë e hershme. Ajo në vitin 1349 njihej si Kisha e Zojes së bekueme ,dhe në vitin 1557 mori emrin Kisha e Shna Ndout. Pikrisht per shugurimin e Kishes së Shna Ndout shkruan edhe At Lovro Mihaçeviq në librin “NEPER SHQIPERI 1883 – 1907 “ Ku ndër të tjera në faqen 32 lexojmë : “…Në korin e Kishes në murë qendron mbishkrimi i shkruar me shkronja te kuqe ; Templum hoc consecratum est an.1557 ( kjo kishe eshte shuguruar në vitin 1557 ) . Kuvendi Sebaste është rre zuar gjatë term etit të vitit 1853 ….Menjeherë më poshtë nën kishe gjendet shpella ,per të cilen populli thotë se është e Shen Vlashit ,cimg6748 Ipeshkev dhe martir ,të cilin ata e duan për shqiptare te vetin e jo armenas….”
Ndersa Studiuesi dhe Albanologu i njohur Austriak Theodor Ippen në librin “Shqiperia e Vjeter” ,në faqet 155 -156 ndër të tjera shkruan : “ Pranë fshatit Laç (atehere nuk ishte qytet N.B.) ngrihet kisha e pelegrinazhit Shna Ndoj “Shen Antoni “ e cila çmohet shumë dhe nderohet si nga të krishteret dhe muhamedanet… Sipas mbishkrimit kisha duhet të jetë vetem 450 vjeçare…..Në anen e kishes ndeshen rrenoja ,të cilat i perkisnin padyshim një manastiri që ka ekzituar në ketë vend . Kisha dhe manastiri i dikurshem ngrihen mbi një shkemb , i cili perben shpatin e rrepirte të një përroi malore . Në kete murë shkembore ndodhet një shpellë , e cila vizitohet gjithashtu nga pelegrinet . “
( Ky pershkrim i perket vitit 1900 , N.B. ). Push tuesit turq duke njohur dhe pasur fr ikë njekohesisht nga mrekullit e kesajë kishe e shkaterruan ,por kryengritjet e Shqiptareve të atyre viteve ,dhe të mbeshtetura nga selia e Shenjtë ,dhe fuqit e krishtera te Europes detyruan pus htuesin që në vitin 1605 të lejoje rinder timin mbi keto themele të kishes famemadhe të Shna Ndout.