Rozi Deda, bashkëshortja e aktorit të madh të skenës Zef Deda i ka kujtuar bashkëshortit se pikërisht në ditën e ndërrimit të viteve festojnë përvjetorin e martesës.
Ditën e sotme, ata mbushin plot 42 vjet martesë, ndaj Rozi i bën një mesazh publik aktorit Zef Deda, i cili pak muaj më parë kaloi edhe Covidin.
‘Sot më 31 Dhjetor fundi i këtij vitit të padëshirushëm, kemi 42 vjetorin e martesës tonë, një jetë plot gëzime e mundime e dëfrime, dashuri, punë për të rritur familjen tonë të dashur, të lumtur e të shëndetshme kjo eshtë një lumtuni për ne.
Me keto dy gota ju pershendesim Gezuar Gezuar’, shkruan Rozi Deda në rrjetet sociale.