Krye i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak ka shprehur gatishmërinë për të dhuruar plazmën e gj akut për ata që kanë nevojë, duke qenë se flitet se ajo kuron Covid-19.
Ai ka ftuar dhe anëtarët e tjerë, që e kanë kaluar virusin, që të dhurojnë pla zmën e cila po konsiderohet si një formë kure.
“Do jem i pari nga Bashkia si kryetar që do dhuroj plazmën për ata që kanë nevojë për këtë trajtim. Ndërkohë që ftoj të gjithë anëtarët e tjerë (që e kanë kaluar) të bëjnë të njëjtin veprim. Ka stigmë për ata që nuk dhurojnë, kur njerëzit kanë frikë dhe një lloj droje. Lipset solidaritet për ata që kanë droje që ta bëjnë këtë”, u shpreh Veliaj.