Matura e vitit 1977 në Pedagogjikes “Shejnaze Juka” u ritakuan në Shkodër 45 vite pasi mbaruan shkollën morën titullin e arsimtarit. Mall, nostalgji dhe përvoja nga vendet ku shërbyen si mësues.
Nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në Shkodër. Janë matura e vitit 1977 e pedagogjikes “Shejnaze Juka”, ku u përgatitën si mësues.
Disa takohen për herë të parë pas 45 vitesh. Ndaj nuk arritën t’i njohin të gjithë shokët në pamjen e parë.
Takime malli, nostalgji për ato vite dhe kujtime që rikthehen.
Ndanë përvojat për vendet ku jetojnë e punojnë. “Tani jemi bërë gjyshër dhe stërgjyshër. Jemi shpërndarë brenda dhe jashtë.”
“Kujtoj gjithë ato aktivitete që kemi bërë.” Nuk ndalet dhuna në familje, 6 viktima nga Janari, sociologët rendisin shkaqet
Rrugëtuan në 4 vitet e shkollës me kujtime dhe pengu më i madh që kanë është se sot godina nuk gjendet aty ku ishte dikur.
“Shejnaze Juka” ka një tjetër mjedis sot, pak kilometra me tutje. “Nuk ndihem mirë, sepse ka qenë edhe busti aty. Nuk e di ku e kanë çuar shkollën.”
“Kjo ishte dallëndyshja e parë që na përgatiti dhe na shpërndau në të gjithë Shqipërinë.”
Kjo shkollë dikur ishte një nga institucionet që formonte arsimtar të rinj, që më pas u shpërndanin në mbarë vendin, Sot është një gjimnaz me profil tek gjuhët e huaja.